• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home CORONA VIRUS

Shahpaska: Sigurojmë ndihmë deri 10.000 denarë për amvisëri të cilat janë pjesë e ekonomisë joformale

April 11, 2020
in CORONA VIRUS, INFO
Shahpaska: Sigurojmë ndihmë deri 10.000 denarë për amvisëri të cilat janë pjesë e ekonomisë joformale
Share on FacebookShare on Twitter

Në mënyrë të përbashkët dhe solidare, përmes respektimit të masave për mbrojtje të shëndetit, si dhe përmes masave konkrete për mbështetje të drejtpërdrejtë të qytetarëve do ta tejkalojmë krizën shëndetësore dhe ekonomike që e imponoi virusi Kovid-19.

Me pakon e masave ekonomike në vlerë prej 200 milionë eurove, që e siguroi Qeveria e kryesuar nga LSDM,  sigurohet ndihmë e rëndësishme për ndërmarrjet, për punëtorët, për zejtarët, por edhe për ata që janë pjesë e ekonomisë joformale.

Amvisëritë të cilat kanë mbetur pa të ardhura apo kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale kanë të drejtë në ndihmë të garantuar minimale në vlerë prej 4 deri 10.000 denarë.

Që të lehtësohen pasojat nga kriza shëndetësore-ekonomike, me Dekret me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit  për mbrojtje sociale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, është mundësuar qasje e shpejtë në sistemin e mbrojtjes sociale.

Shuma e së drejtës varet nga numri dhe struktura e amvisërisë dhe sillet prej 4.000 denarë për amvisëri njëanëtarëshe deri 10.000 për amvisëri të përbërë prej 5 anëtarë të rritur.

Për marrjen e ndihmës së garantuar minimale, pasiguria materiale do të konfirmohet në bazë të vlerës së përgjithshme mesatare të të ardhurave të të gjithë anëtarëve të amvisërisë në të gjitha bazat, llogaritur nga muaji i fundit, në vend se tre muajt e fundit, si deri më tani.

Amvisëritë të cilat përdorin ndihmë të garantuar minimale, do të realizojnë edhe shtesë në të holla prej 1.000 denarëve për mbulim të një pjese të shpenzimeve për konsum të energjensëve në amvisëri dhe për muajt prill dhe maj 2020.

Kërkesën për marrje të ndihmës së garantuar minimale qytetarët duhet ta parashtrojnë në qendrat kompetente për punë sociale.

Plotësisht, për qytetarët të cilët kanë mbetur pa punë për shkak të krizës, shteti do të paguajë kompensim në të holla – rrogë mujore, në vlerë prej 50 për qind të rrogës mesatare të punëtorit në 24 muajt e fundit, në pajtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë.

Vazhdojmë të kujdesemi për shëndetin tonë, shëndetin e të gjithë qytetarëve dhe të ndihmohemi mes veti. Sepse të gjithë qytetarët janë të rëndësishëm!

Next Post
Banorët e Zhelinës lirohen nga karantina shtetërore dy javore

Banorët e Zhelinës lirohen nga karantina shtetërore dy javore

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk