Kreu i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu ka njoftuar se sot janë liruar nga karantina shtetërore banorët e Komunës së Zhelinës të cilët erdhën nga jashtë dhe u detyruan që të qëndrojnë në karantinat shtetërore për dy javë me radhë.
Sejdiu sot ka publikuar disa fotografi ku shihen familjarët dhe përfaqësues të Komunës duke organizuar transportin për të liruarit nga karantina pasi që nuk shfaqën symptome të virusit edhe pas dy javësh qëndrim në karantinë.