CIVILi si organizatë është e njohur nga lufta shumëvjeçare kundër gjuhës së urrejtjes dhe formave tjera të kërcënimeve hibride kundër demokracisë. Panel diskutimi me temë #Gjuha e urrejtjes: Gjendje dhe zgjidhje” të enjten, më 5 mars, në hotelin City Park ( te komuna Qendër), me fillim në ora 12:30.
CIVILi organizon panelin “Gjuha e urrejtjes: Gjendje dhe zgjidhje” të enjten, më 5 mars në hotelin City Park( te komuna Qendër) me fillim në ora 12:30. Për gjendjet, por edhe për zgjidhjet e problemeve lidhur me potencialin destruktiv që e sjell gjuha e urrejtjes, do të flasin Snezhana Trpevska – Instituti RESIS, eksperte për media dhe të drejtën e mediave, Petrit Saraçini, activist, gazetar dhe ekspert për media, dhe Koço Andonovski, drejtor I LGBTI qendrës për mbështetje. Moderator I panelit do të jetë Xhabir Deralla, president I CIVILit.
Të ftuar janë edhe mediat dhe të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar, si dhe organizatat qytetare, të ndajnë përvoja dhe mendime në lidhje me këtë temë.
CIVILi si organizatë është e njohur për luftën shumëvjeçare kundër gjuhës së urrejtjes dhe formave tjera të kërcënimeve hibride kundër demokracisë.
Ngjarja është pjesë e projektit “Evropa është shtëpia jonë”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të brendshme e Republikës Federale të Gjermanisë.
Para ngjarjes CIVILi do të ketë konferencë për shtyp, për gjetjet nga monitorimi afatgjatë i procesit zgjedhor, me fillim në ora 12. Organizatorët shënojnë se konferenca për shtyp do të fillojë në kohë të saktë.