Nga sot teleferiku me 6 ulëse në Kodrën e Diellit do të jetë në funksionim të pandërprerë dhe në shërbim të turistëve, sportistëve, alpinistëve dhe skiatorëve.
Këtë e ka bërë të ditur ministri pa resor i obliguar për investime vendore, Hisen Xhemaili sipas të cilit traseja me gjatësi prej 1391 m, do të mund të përshkohet për 4 min e 35 sekonda.
“Teleferiku ka një kapacitet për 2400 udhëtarë për 1 orë dhe është projektuar me 6 ulëse i vendosur në 11 shtylla me 66 shporta/kabina. Ky teleferik është ndërtuar nga kompania ‘Laitner’ me renome ndërkombëtare. Prodhimi i gjithë makinerive, ndërtimi i bazamenteve të stacioneve dhe montimi i vetë teleferikut ia rrisin vlerat kësaj vepre të mirëfilltë infrastrukturore për llojin e vet”, ka thënë Xhemaili.
Vënia në shërbim e këtij projekti, sipas tij, do të mundësojë shtigje të reja për skijim, qarkullim më të mirë dhe më të shpejtë për skiatorët dhe padyshim do të rrit atraktivitetin dhe turizmin në ski-qendrën “Kodra e Diellit”