Një shkupjane me të ardhura vjetore mbi 17 milion euro është maqedonasja më e pasur në vitin 2018, sipas Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Kjo është hera e parë në krye të listës së më të pasurve të jetë një grua. I dyti në listë është një qytetar i Shkupit me të ardhura prej 7.3 milion euro. Paga më e lartë e paguar është në sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 2.98 milion euro në nivel vjetor, ose një pagë bruto mujore prej 250,000 euro. Në top 10 listat e më të pasurve janë noterë, përmbarues dhe hotelierë.
NDËR 10 TË PARËT NË LISTË, ME TË ARDHURA MË TË LARTA JANË QYTETARËT E GJEVGJELISË, STRUMICËS DHE TETOVËS. PAGA MË E LARTË BRUTO VJETORE E PAGUAR NË VITIN 2018 ËSHTË NË SEKTORIN E SHËNDETËSISË. NË LISTËN E PAGAVE MË TË LARTA BRUTO GJITHASHTU JANË PËRFSHIRË EDHE PAGAT E PAGUARA NË SEKTORIN E TREGTISË SË DUHANIT DHE PRODUKTEVE TË DUHANIT, PROGRAMIMIN KOMPJUTERIK, PRODHIMIN E PRODUKTEVE METALIKE, FARMACITË DHE NDËRTIMIN E NDËRTESAVE TË BANIMIT DHE JO-REZIDENCIALE- DEKLAROI SANJA LUKAREVSKA – DREJTORE E DAP-IT.