Askujt mos t’i shkojë në mend të bëjë presion nga aspekti politik ndaj të punësuarve në sektorin publik në periudhën që vijon për shkak zgjedhjeve, tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski. Në një intervistë për agjencinë MIA, Mançevski thekson se nëse ndonjë administrator ka presion le ta paraqesë rastin menjëherë. Ai paralajmëron bashkëpunim me zëvendësin që do jetë në dikasterin e tij nga radhët e opozitës nga 3 janari në qeverinë teknike për shkak zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill vitit të ardhshëm.
DAMJAN MANÇEVSKI, MINISTËR I ADMINISTRATËS
“Nga ana jonë do të kenë derë absolutisht të hapur, qasje në informacionet dhe dokumentet që u duhen në pajtim me ligjin, ashtu siç është, nuk kemi asgjë për të fshehur, të hapur dhe në mënyrë transparente siç jemi ndaj qytetarëve”.
Ministri informoi se një prej shërbimeve të reja do të lëshohet përmes Portalit nacional për shërbime elektronike deri në fund të këtij muajit apo fillimi të muajit të ardhshëm, do të jetë regjistrimi elektronik i fëmijëve nëpër kopshte, ndërsa do të vlejë për të gjitha komunat.
Sipas Mançevskit deri në fund të janarit do të jetë gati Propozim-ligji i i ri për organizimin e organeve të administratës shtetërore i cili është bazë për krijimin e institucioneve. Një pjesë e analizave të përfunduara tregojnë se 25 inspektorate që ekzistojnë, duhet të ulen në 13, por siç potencoi ai kjo nuk do të thotë heqje e tyre por bashkim dhe efikasitet më i madh. /SHENJA/