Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka premtuar se do të sjellë drejtësi dhe është zotuar se nuk do t’i lë në burgje patriotët që e duan Maqedoninë.
“Nuk do të lejojmë njerëz të pafajshëm në burgje, patriot që janë aty sepse e duan Maqedoninë. Do të shohim kush është pasuruar me punë, e kush me vjedhje, ndërsa e vjedhura do të kthehet te qytetari”, deklaroi Mickoski.
Ai premtoi poashtu edhe investime kapitale në vlerë prej dy miliardë euro, ndërsa do të realizojë projekte rreth katër miliardë euro. Ndërkohë, premtoi se një miliardë euro do të jenë investimet vetëm për mbrojtjen e mjedisit.
“Ligji i gjuhëve nuk ë bën autostradën për në Bllacë, ose kanalizimin në Haraçinë, Përndjekja e Zaevit nuk i futi kriminelët e vërtetë pas grilave”, deklaroi Mickoski.