Një nga çështjet kyçe që janë diskutuar në forumin e sotëm mes ministrave të punëve të brendshme të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ka qenë edhe lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe në këtë kontekst është biseduar edhe për personat e kthyer nga luftërat e huaja në Siri, Irak dhe Afganistan. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se luftëtarët në vendet e huaja do të ndiqen penalisht, ndërsa për familjarët e tyre do të ketë program rehabilitimi.
“Në vend tanimë zhvillohen procedura penale, ndërsa persona të caktuar tanimë janë në burg. Për këta persona ekzistojnë fakte se kanë marë pjesë në zona të luftës në Siri, Irak dhe Afganistan dhe ende ndodhen atje. Ata gjithsesi se do të përgjigjen penalisht, ndërsa për personat që janë pjesë e familjeve të luftëtarëve të huaj dhe ende janë në kampet e Sirisë nevojitet riatdhesim në shtet. Me këtë rast nevojitet edhe risocializim i tyre. Këtë po e bëjmë me Komitetin nacional për lutë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit nacional”, deklaroi Oliver Spasovski