“Të nderuar qytetarë, po realizohen premtimet e kryeministrit Zoran Zaev për lehtësim të lëvizjes së lirë të qytetarëve. Dua të ju njoftoj se tani janë kryer gjitha përgatitjet dhe vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiq solemnisht do të hapet më 28 Nëntor. Kjo është më tepër meritë e qytetarëve se sa e politikanëve, sepse ne si ekzekutiv vetëm realizojmë obligimet që kemi. Hapja e këtij vendkalimi do të gjallërojë këtë pjesë të vendit tonë por edhe pjesën kosovarе që graviton këtu. Në hapjen solemne kemi ftuar mysafir të shumtë, ju ftoj edhe juve si qytetarë të jeni pjesë e kësaj ngjarje”, tha Hadi Osmani nga LSDM-ja. /LAJM/