Policia e Tetovës ka arrestuar në fshatin Pirok pronarin e një objektin e tij hotelerik janë gjetur klientë pas orës 21:00, njofton Europort.mk. Ndaj të njëjtit do të ngritet padi adekuate për mosrespektim të masave për mbrojtje nga virusi korona.
“Më datë 09.12.2020 rreth orës 23 e 30 minuta, pjestarët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 50-vjeçarin M.J. nga Piroku i Tetovës, për arsye se në objektin e tij hotelerik në fshatin Pirok ka patu mysafir dhe ka punuar pas periudhës së lejuar kohore, gjegjësishtë nuk i ka respektuar masat për mbrojtje nga përhapja e virusit Korona. Pas dokumetnimit të plotë të rastit, kundër M.J. Do të përgaditet parashtresë adekuate për arsye se ka kryer vepër penale ,,Mosvveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë një epidemie” sipas nenit 206 nga KP i RMV-së”, njoftoi SPB Tetovë.