• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home EuroAtlantike

Sot nis takimi vjetor dy ditorë në Bruksel

December 10, 2020
in EuroAtlantike, INFO, Integrime
Sot nis takimi vjetor dy ditorë në Bruksel
Share on FacebookShare on Twitter

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të takohen sot në takim përfundimtar vjetor të Këshillit Evropian në Bruksel. Bisedat duhet të fillojnë në orën 13, ndërsa samiti do të zgjas dy ditë.

Pavarësisht situatës aktuale epidemiologjike, udhëheqësit e vendeve anëtare do të arrijnë në Bruksel, kurse Këshilli Evropian thekson rëndësinë e pranisë fizike për shkak të të gjitha “çështjeve të komplikuara” në rendin e ditës.

Në ditën e parë të samitit do të bisedohet për situatën me pandeminë Kovid-19 në Evropë.

Pika e dytë në rend dite do të jetë lufta kundër ndryshimit të klimës dhe marrëveshja për arritjen e neutralitetit të klimës në Evropë deri në vitin 2050 si dhe ngritja e synimeve të planifikuara për zvogëlimin e emetimeve të gazeve të dëmshme deri në vitin 2030.

Siguria e BE-së, lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe radikalizimit do të jenë gjithashtu në rendin e ditës, si dhe vlerësim i situatës së politikës të jashtme.

Në kontekstin e marrëdhënieve të politikës së jashtme, bisedime të rëndësishme pritet të konkretizojnë marrëdhëniet e ardhshme me Turqinë.

Udhëheqësit e BE-së pritet të marrin vendim të ekuilibruar për të pajtuar disa nga vendet anëtare të cilat janë për vendosje të sanksioneve dhe ato që theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë, veçanërisht në çështjen e migrimit.

Liderët e BE-së do të diskutojnë gjithashtu marrëdhëniet e ardhshme me administratën e re në Uashington dhe përforcimin e bashkëpunimit transatlantik.

Të premten, dita e dytë e samitit në Bruksel do të fillojë me takim të vendeve që përdorin të njëjtën monedhë, euron, e cila do t’i kushtohet rikuperimit ekonomik dhe përforcimit të unionit monetar dhe fiskal.

Njëkohësisht thuhet se nuk pritet asnjë “debat ose vendim mbi Bregzitin” në këtë samit, por që kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, do të informojë udhëheqësit për gjendjen aktuale të negociatave.

Megjithëse në vitet e mëparshme ishte e zakonshme për udhëheqësit e BE-së 27 të “përshëndesin” konkluzionet ministrore për Ballkanin Perëndimor në samitin e dhjetorit, zgjerimi i këtij viti nuk është në agjendën e samitit të Brukselit./TV21/

Next Post
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit, sesioni i dytë i Konferencës së CIVILit, me pjesëmarrje të zëvendës kryeministrit Nikollovski

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit, sesioni i dytë i Konferencës së CIVILit, me pjesëmarrje të zëvendës kryeministrit Nikollovski

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk