CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të paraqesin raste të formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut, lajme të rreme dhe gjuhë të urrejtjes, si dhe dukuri tjera negative, politika dhe praktika. Në këtë artikull është i shpallur formulari për paraqaitje, si dhe hollësira për aktivitetet dhe fushatat e organizatës.
CIVILi si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut vite me radhë angazhohet në luftën kundër lajmeve të rreme, dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes. Analizat dhe prognozat në Organizatë udhëzuan se në periudhën para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por edhe në periudhën pas zgjedhore, shoqëria do të ballafaqohet me fushatë të zezë. Në përgjithësi, proceset e rëndësishme shpesh janë të shoqëruara nga aktivitete propagandiste të qendrave të fuqive qëllimet e të cilave janë në kundërshtim me interesat strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
PARAQITJE
PROPAGANDA E ZEZË Në propagandën politike në Maqedoninë e Veriut shënohen forma të ndryshme të kërcënimeve hibride mbi demokracinë, siç janë prodhimi dhe shpërndarja e lajmeve të rreme dhe dezinformatave, si dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes dhe thirrjes për dhunë në bazë të përkatësisë politike, etnike, fetare, gjinore ose tjetër. Prandaj, nevoja për forcimin e aktiviteteve të CIVILit në këtë sferë, me qëllim të forcohet vetëdija publike për këto dukuri.
PARAQITJE
DESKU I MONITORIMIT Si pjesë e ekipit më të gjerë për monitorimin e CIVILit, formohet edhe desku i posaçëm për ndjekjen e lajmeve të rreme, dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale dhe mediat. Njëkohësisht, komunikimi dhe bashkëpunimi me qytetaret dhe qytetarët ishte e çmueshme, kështu që edhe gjatë kësaj periudhe organizata ishte e hapur për paraqitjet e tyre.
PARAQITJE
EKIPI MEDIATIK dhe investigues i CIVILit për çdo ditë paraqesin raporte për gjetjet e tyre për përhapjen e lajmeve të rreme dhe gjuhën e urrejtjes, i zbulojnë dhe i shpalosin burimet dhe distributorët e veprimeve destruktive. Vetëm një nga numri i madh i përmbajtjeve mediatike është video artikulli Reflektor. Këto tema janë të përfaqësuara edhe në konferencat për shtyp të CIVILit të cilat u mbajtën gjatë kësaj periudhe, ndërsa janë të publikuara në video kanalin e CIVILIT.
Ekipet kreative të mbledhura rreth organizatës kanë përgatitur dhe publikuar më tepër audio dhe video spote në platformën mediatike të CIVILit, si dhe në disa media lokale dhe nacionale elektronike dhe në gazetën ditore “Slloboden peçat”. Këto përmbajtje janë në dispozicion për marrje dhe shpërndarje.
Në adresimet publike CIVILI vazhdimisht porosit: Mos prisni! Ndihmoni shoqërisë së Maqedonisë të merret me dukuritë negative, politikat dhe praktikat që janë në kundërshtim me standardet demokratike dhe të drejtat dhe liritë e njeriut!
AUDIO SPOTE
AUDIO EMISIONE
VIDEO SPOTE
PARAQITJE