• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Tuesday, April 27, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

CIVILI me vendosmëri kundër lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes, thirrje deri te qytetaret dhe qytetarët të paraqesin

August 14, 2020
in INFO
CIVILI me vendosmëri kundër lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes, thirrje deri te qytetaret dhe qytetarët të paraqesin
Share on FacebookShare on Twitter

CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të paraqesin raste të formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut, lajme të rreme dhe gjuhë të urrejtjes, si dhe dukuri tjera negative, politika dhe praktika. Në këtë artikull është i shpallur formulari për paraqaitje, si dhe hollësira për aktivitetet dhe fushatat e organizatës.

CIVILi si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut vite me radhë angazhohet në luftën kundër lajmeve të rreme, dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes. Analizat dhe prognozat në Organizatë udhëzuan se në periudhën para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por edhe në periudhën pas zgjedhore, shoqëria do të ballafaqohet me fushatë të zezë. Në përgjithësi, proceset e rëndësishme  shpesh janë të shoqëruara nga aktivitete propagandiste të qendrave të fuqive qëllimet e të cilave janë në kundërshtim me interesat strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

PARAQITJE

PROPAGANDA E ZEZË  Në propagandën politike në Maqedoninë e Veriut shënohen forma të ndryshme të kërcënimeve  hibride mbi demokracinë, siç janë prodhimi dhe shpërndarja e lajmeve të rreme dhe dezinformatave, si dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes dhe thirrjes për dhunë në bazë të përkatësisë politike, etnike, fetare, gjinore ose tjetër. Prandaj, nevoja për forcimin e aktiviteteve të CIVILit në këtë sferë, me qëllim të forcohet vetëdija publike për këto dukuri.

PARAQITJE

DESKU I MONITORIMIT Si pjesë e ekipit më të gjerë për monitorimin e CIVILit, formohet edhe desku i posaçëm për ndjekjen e lajmeve të rreme, dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale dhe mediat. Njëkohësisht, komunikimi dhe bashkëpunimi me qytetaret dhe qytetarët ishte e çmueshme, kështu që edhe gjatë kësaj periudhe organizata ishte e hapur për paraqitjet e tyre.

PARAQITJE

EKIPI MEDIATIK dhe investigues i CIVILit për çdo ditë paraqesin raporte për gjetjet e tyre për përhapjen e lajmeve të rreme dhe gjuhën e urrejtjes, i zbulojnë dhe i shpalosin burimet dhe distributorët e veprimeve destruktive. Vetëm një nga numri i madh i përmbajtjeve mediatike është video artikulli Reflektor. Këto tema janë të përfaqësuara edhe në konferencat për shtyp të CIVILit të cilat u mbajtën gjatë kësaj periudhe, ndërsa janë të publikuara në video kanalin e CIVILIT.

Ekipet kreative të mbledhura rreth organizatës kanë përgatitur dhe publikuar më tepër audio dhe video spote në platformën mediatike të CIVILit, si dhe në disa media lokale dhe nacionale elektronike dhe në gazetën ditore “Slloboden peçat”. Këto përmbajtje janë në dispozicion për marrje dhe shpërndarje.

Në adresimet publike CIVILI vazhdimisht porosit: Mos prisni! Ndihmoni shoqërisë së Maqedonisë të merret me dukuritë negative, politikat dhe praktikat që janë në kundërshtim me standardet demokratike dhe të drejtat dhe liritë e njeriut!

AUDIO SPOTE

 

AUDIO EMISIONE

VIDEO SPOTE

 

 PARAQITJE

 

Next Post
Dy ditë me CIVIL-in: Seri ngjarjesh onlajn në temën “Nacionalizëm”

Dy ditë me CIVIL-in: Seri ngjarjesh onlajn në temën “Nacionalizëm”

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk