Në rrjedhë janë paraqitjet për thirrjen e publikuar deri te të gjithë ata që kanë kapacitete mbi 50 dhe janë të gatshëm të pranojnë njerëz që do të jenë në karantinë shtetërore, por do të përdoren edhe kapacitetet shtetërore si Demir Kapia, informoi Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska në konferencën e sotme për shtyp.
Ajo njoftoi se në moment të parë ka shtatë kapacitete në dispozicion, por, siç tha ajo, në dispozicion në rast të një numri të madh është edhe Pepelishte, pavarësisht se bëhet fjalë për kushte ushtarake. Ne i konsiderojmë, theksoi ajo, edhe disa kapacitete shtetërore që në afat prej një ose dy ditësh do t’i vendosim në përdorim të plotë.
“Unë pres kapacitete më të madh hotelierike dhe vend-pushimoreve që të vihen në dispozicion. Numri i qytetarëve tanë që kthehen në vend nuk është i vogël, për fat të keq numri i qytetarëve që nuk respektuan rregullat e vetë-izolimit është i lartë. Ne nuk kemi dashur të ndërmarrim masa të tilla, por në një situatë kur nuk respektohen rregullat, shteti duhet të mbrojë qytetarët e vet”, tha Shekerinska.