• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home CORONA VIRUS

Zaev propozon barazim të pagave për të shpëtuar nga kolapsi

March 22, 2020
in CORONA VIRUS, INFO
Zaev propozon barazim të pagave për të shpëtuar nga kolapsi
Share on FacebookShare on Twitter

Pagë minimale prej 14.500 denarë për të gjithë të punësuarit në sektorin privat dhe kompenzim në vlerë prej 50% të pagës mesatare për të gjithë ata që do të humbin vendin e punës. Këto janë pjesë e pakos së propozuar nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, si masë për shpëtimin e ekonomisë dhe gjendjes ekonomike të qytetarëve. Zaev tha se këtë shumë do t’ua paguajë shteti të gjitha kompanive të prekura nga kriza me korona virusin, ndërsa kompanitë do të kenë të drejtë të paguajnë edhe më shumë të punësuarit nëse kanë gadishmëri.

“Pagë minimale për prill dhe maj e siguruar nga shteti për çdo të punësuar në kompanitë e prekura nga kriza. Për të gjitha kompanitë private të prekura nga kriza Qeveria do të ndihmojë me pagesën e një page minimale neto për të punësuar, 14.500 denarë, pagë minimale nga dhjetori 2019 edhe atë për muajt prill dhe maj. Kompanitë vetë do ti paguajnë kontributet, ndërsa mbetet edhe mundësia për kompanitë që të paguajnë edhe diçka më shumë se paga minimale që edhe e presim. Nga 99 veprimtari, të paktën gjysma janë prekur nga kriza por dihen edhe veprimtaritë që nuk janë prekur nga kriza ose janë prekur minimalisht.  Pagë mujore, dëmshpërblim material edhe për qytetarët që do të humbin punën nga kriza në vlerë prej 50% e pagës mesatare të punësuarit. Shteti do të paguajë kompenzim material, pagë mujore, çdo muaj në vlerë 50% e pagës mesatare mujore të punësuarit nga mesatarja e 12 muajve, 1 muajve apo 36 muajve”, deklaroi Zaev

Në të njëjtën kohë, për të garantuar sigurinë e buxhetit shtetëror dhe ekonominë në përgjithësi, LSDM ka propozuar shkurtimin e pagave të të gjithë funksionarëve të zgjedhur dhe emruar dhe të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike në nivel të pagës mesatare. Nga ky shkurtim do të kursehen vetëm të punësuarit në shëndetësi, policët, ushtarët dhe ata që luftojnë me korona virusin.

“Të gjithë funksionarët dhe udhëheqësit shkojnë në pagë minimale. Të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe emëruar, udhëheqësit në nivel shtetëror dhe lokal, kryeministër, zëvendëskryeministër, ministra, deputet, kryetar komunash, gjykatës, drejtor, do të marin pagë minimale prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj. Të gjithë të punësuarit në gjithë atëe që vlerësohet sektor publik, sektor shtetëror në nivel qëndror dhe lokal, shkojnë në pagë minimale 14.500 denarë për muajt prill dhe maj.  Me rëndësi është të theksohet se kjo masë nuk vlen për të punësuarit mjek dhe ekip mjeksor, ndihmës, policët, ushtarët dhe ata që punojnë me ta dhe rreth tyre në luftën kundër korona virusit”, tha Zoran Zaev

Në arsyetimin e këtyre masave, Zaev tha se më mirë është që të gjithë të jetojmë me më pak por sigurt sesa të lejohet kolabim i sistemit ekonomik dhe financiar në vend. Ai poashtu propozoi edhe nacionalizim të të gjitha kompanive private të cilat do të keqpërdorin momentin për të përfituar nga kriza shëndetësore me korona virusin.

Next Post
Regjistrohet viktima e parë nga korona virusi, një grua nga Kumanova

Regjistrohet viktima e parë nga korona virusi, një grua nga Kumanova

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk