Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar sot se persona të inkriminuar nuk mund sjellin ligj për Prokurori të pavarur Publike. Nga kjo parti thonë se pjesë e debatit duhet të jenë figura të pastra dhe profesioniste.
“Debati për Ligjin për Prokurori Publike duhet të jetë debat në të cilin do të marrin pjesë individë të
pastër penalisht dhe jo të dyshuar e të akuzuar siç është rasti me një numër të deputetëve të BDI-së.
Është e turpshme që një ligj i kësaj natyre kaq të rëndësishme pritet të votohet pikërisht nga këta
persona të inkriminuar drejtpërdrejt në procese gjyqësore për krime nga më të ndryshmet.
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se ligji i ri për Prokurori Publike nuk është ligj i cili duhet të lejojë lojëra
politike dhe manipulime. Vlerësojmë se pjesëmarrja e këtyre personave në sjelljen e ligjit dhe diskutimit
për të vetëm se njollos qëllimin e ligjit, e që duhet të jetë funksionimi i Prokurorisë Publike pa ndikime nga
jashtë”, thuhet ne komunikaten e Aleances per Shqiptaret.