• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Llukarevska: Koncepti vauçer sistem jep rezultate dhe është kontribut i sigurt në kushte më të mira për përparim të sportit

February 14, 2021
in Ekonomi, INFO
Llukarevska: Koncepti vauçer sistem jep rezultate dhe është kontribut i sigurt në kushte më të mira për përparim të sportit
Share on FacebookShare on Twitter

Për masën e re sistem i vauçerëve vlera e vauçerëve të dhënë në bazë të së cilave tatimpaguesit e realizojnë të drejtën e lirimit nga tatimet është 10 milionë euro në vit. Kjo nënkupton se në mënyrë shtesë kontribuohet për fuqi më të madhe financiare të subjekteve sportive. Kompanisë e cila dhuron në sport përmes kësaj mase i ulet tatimi i fitimit në bazë të vauçerit të dhënë nga Agjencia për Rini dhe Sport. Rezultatet nga këto lehtësimet janë të dukshme.

Këtë sot në konferencë për media në Qeveri e theksoi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, e cila tha se përmes konceptit vauçer sistem në vitin 2019 639 kompani kanë dhuruar 492 931.010 denarë për 377 subjekte sportive, ndërsa në vitin 2020 këtij koncepti i janë bashkëngjitur 677 kompani të cilat kanë dhuruar 547.798.298 denarë për 623 subjekte sportive.

Secilit subjekt juridik i cili ka dhuruar mjete financiare për subjektet sportive, sqaroi ajo, i ulet tatimi i përllogaritur i fitimit për vlerën e mjeteve të dhuruara, por më së shumti deri 50 për qind nga tatimi i përllogaritur.

Ajo theksoi se nëse vlera e treguar në kërkesë është më e ulët ose e barabartë me mjetet në dispozicion nga vauçeri DAP-i e konfirmon kërkesën, ndërsa nëse ajo vlerë është më e lartë se mjetet në dispozicion nga vauçeri kërkesa refuzohet. Mjetet nga kërkesa të cilat DAP i ka konfirmuar, siç theksoi, rezervohen deri në parashtrimin e njoftimit për donacionin e bërë.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski tha se krahas mjeteve ekzistuese financiare të cilat federatat dhe sporti i marrin nga Agjencia për Rini dhe Sport përmes sistemit të vauçerëve injektohen tashmë 10 milionë euro për zhvillim të sportit vendor. Edhe pse është kohë pandemie, realizimi, sqaroi ai, arriti madje 89 për qind të pabesueshme.

Secila federatë kombëtare e sportit, potencoi, formon komision i cili përgatit propozim listë me të cilët vendosen, verifikohen, dhe renditen klubet e sportit dhe sportistët aktivë të cilët i përmbushin kriteret për shfrytëzim të mjeteve nga lirimi tatimor. Ai tha se Federata Kombëtare e Sportit është e obliguar më së voni deri më 20 janar të këtij viti në Agjenci të parashtrojë kërkesë për shfrytëzim të mjeteve nga lirimi tatimor përfshirë edhe propozim listën e klubeve të sportit dhe sportistëve aktivë të cilët i përmbushin kriteret.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ai tha se KF Vardar është pjesë e këtij sistemi të vauçerëve dhe se ka marrë mbi 8,5 ose nëntë milionë denarë.

Next Post
Të mërkurën fillon vaksinimi, të parët punonjësit shëndetësor

Të mërkurën fillon vaksinimi, të parët punonjësit shëndetësor

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk