• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Kuvendi debaton për Avokatin e popullit, BDI mbështet Naser Ziberin

January 25, 2021
in INFO
Kuvendi debaton për Avokatin e popullit, BDI mbështet Naser Ziberin
Share on FacebookShare on Twitter

Pas pothuajse dy orë punë të Kuvendit dhe pas votimit të rendit të ditës të seancave 32 dhe 30, kryeparlamentari, Talat Xhaferi hapi debatin për propozim vendimin për zgjedhje të avokatit të popullit. Propozim vendimi për avokat të popullit është pika e parë e rendit të ditës të seancës 32. Për avokat të popullit është propozuar Naser Ziberi, nga BDI, por kundër kandidaturës së tij janë shprehur deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Zyberi i cili është noter, ka qenë kandidat për kryeministër i BDI-së në fushatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Para se të votohet rendi i ditës, Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët propozoi që të hiqet nga rendi i ditës propozim vendimi për avokat të popullit, por nuk fitoi mbështetjen nga deputetët.

“Nëse kihet parasysh se të gjitha procedurat për zgjedhje të avokatit të popullit ishin jo transparence dhe në kundërshtim me funksionin avokat i popullit dhe nëse kihet parasysh se bëhet fjalë për personalitet i cili më se paku duhet të thirret jopolitike, për shkak të faktit se vetëm para gjashtë muajve ishte kandidat për kryeministër të një partie politike dhe për shkak se sot na propozohet nga një parti në pushtet, mendoj se kjo pikë duhet të hiqet nga rendi i ditës”, deklaroi Rashidi.

Me propozim të BDI-së, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime me 7 vota “për” e konfirmoi propozimin që Naser Ziberi të jetë kandidat për Avokat të Popullit.

Deputetja e BDI-së, Teuta Bilali Zendeli, propozoi që Ziberi të jetë kandidat, ndërkaq për këtë reagoi grupi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarët.

Surija Rashidi nga ASH-ja kërkoi që të ndalohet procedura për zgjedhje të Avokatit të Popullit dhe të diskutohet për kandidat, i cili do të propozohej nga partitë e opozitës shqiptare. Nga Alternativa thonë se BDI-ja ia ka premtuar këtë post Ziberit.

Ndryshe, Naser Ziberi, së fundi u rikthye në skenën politike, pasi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e publikoi si kandidat për kryeministër shqiptar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 15 korrikut.

Next Post
SHUMË SHQIPTARË NË MAQEDONI NUK BESOJNË VIRUSIN E VAKSINËN, E NË KRYE TË PARTIVE PLOT MJEKË E DOKTORA?!

1 MILION U VAKSINUAN, MILIONA VAKSINA N'PERENDIM E LINDJE MERR TURQIA, NUK I PYETI FB EKSPERTËT NGA MAQEDONIA?

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk