• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Wednesday, April 28, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home EuroAtlantike

Reeker i dërgon letër Zaevit: Çështjet bilaterale të zgjidhen jashtë procesit të eurointegrimit

November 29, 2020
in EuroAtlantike, INFO, Integrime
Reeker i dërgon letër Zaevit: Çështjet bilaterale të zgjidhen jashtë procesit të eurointegrimit
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Maqedonisë së Veriut të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të çështjet bilaterale jashtë procesit të anëtarësimit të vendit në BE. Ndihmës sekretari shtetëror i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker, i ka dërguar një letër kryeministrit, Zoran Zaev, në të cilën ka shkruar se SHBA mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për integrimet e saj drejt Bashkimit Evropian dhe ka shprehur zhgënjim që vendet anëtare të BE-së nuk arritën pajtueshmëri të miratojnë kornizën negociuese për fillim të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

“Vendi juaj tregoi se është aleat i besueshëm në NATO dhe mik i madh i SHBA-së. Qasja e vendit tuaj në BE mbetet interesi ynë i lartë i përbashkët dhe ne do të vazhdojmë të përfaqësojmë këmbënguljen dhe mbështetjen së bashku me partnerët tanë evropian për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare gjatë kohës së kryesimit gjerman me BE. SHBA i ndjek dhe i kupton sfidat dhe çështjet e ndërlikuara nëpër të cilat po kalon procesi. Maqedonia e Veriut edhe deri më tani ka treguar se nuk lëshon pe kur është e domosdoshme të përfundojnë me sukses proceset e nevojshme dhe të sigurohet paqe e qëndrueshme, siguri për prosperitet për qytetarët e vet dhe të vendeve fqinje”, ka shkruar Reeker.

Ai më tej ka shtuar se, Maqedonia e Veriut këtë e ka dëshmuar me arritjen e marrëveshjes historike të Prespës dhe Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Miqësi me Bullgarinë në vitin 2017, me të cilat u vendosën themelet e raporteve më të përforcuara mes dy vendeve.

“Ju inkurajojmë edhe juve edhe vendet anëtare të BE-së, të vazhdoni të kërkoni zgjidhje për çështjet bilaterale jashtë procesit për integrim të vendit tuaj në BE dhe të realizoni progres në këto aspirate dhe hapjen dhe mbylljen e kapitujve në negociata. I vlerësojmë lartë përpjekjet e juaja që t’i zhvilloni bisedimet në frymën e vullnetit të mirë dhe të mbani përkushtim në sigurimin e ardhmërisë evropiane të Maqedonisë së Veriut, gjë që vendi e ka dëshmuar se e meriton”, ka thënë Reeker.

Letra e Philip Reeker-it drejtuar Zaevit

Në këtë letër ai po ashtu ka shkruar se, SHBA vazhdon me mbështetjen e këtyre përpjekjeve dhe se shpreson që këto procese do të rezultojnë me mbajtjen e vazhdimësisë së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.

“Mbetemi partnerët tuaj optimist se konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë kohës së kryesimit gjerman me BE-në do të mbahet së shpejti”, thuhet në letrën e ndihmës sekretarit shtetëror të Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, drejtuar kryeministrit Zoran Zaev.

Next Post
Rinia e LSDM-së zgjedh kryesinë e re

Rinia e LSDM-së zgjedh kryesinë e re

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk