Lufta kundër pandemisë së koronavirusit ka bërë bashkë Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Liderët e tre shteteve të shoqëruar edhe nga ministrat e shëndetësisë kanë mbajtur sot takim koordinativ online dhe kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunimi. Memorandumi siç njoftoi kryeministri Zoran Zaev, vjen nga iniciativa për bashkëpunim të avancuar dhe është në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit. Ai gjithashtu njoftoi se hapen “korridore të gjelbërta” për kalim të qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë, me qëllim të zbutjes së pasojave të pandemisë, duke shtuar se në tre vendet mund të kalohet pa test PCR. Memorandumi gjithashtu parasheh edhe shkëmbim të eksperiencave mjekësore.
Zoran Zaev“
Duke filluar që tani, punojmë në koordinim për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët tanë. Do të mbështetemi mes vete dhe do të ndihmohemi në momente të caktuara, nëse ndodh mbingarkesë e sistemeve shëndetësore në vendet tona. Nëse ndonjë qytetar i ndonjë vendi nënshkrues mbetet në territorin e një shteti tjetër dhe duhet të trajtohet në vendin në të cilin është hospitalizuar, atëherë shteti në të cilin trajtohet do t’i merr përsipër harxhimet e mjekimit”
Përveç bashkëpunimit në luftën kundër KOVID19, Shqipëria dhe Sërvia kanë lidhur edhe një marrëveshje për kalim të kufirit vetëm me letërnjoftim. Kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh i kënaqur që me këtë, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor për kalim të kufijve me letërnjoftim.
Edi Rama
“Besoj fuqishëm që kjo iniciativë do të rritet, do të na ndihmojë të gjithë ne që të njihemi më mirë kur janë në pyetje vështirësitë ditore të ekonomive tona, të sfidave sociale, ndërsa në të njëjtën kohë do ta bëjë shumë më të lehtë atmosferën për të gjetur zgjidhje për të mirën e popujve tanë si për të ardhmen, ashtu edhe për të kaluarën”
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç,që në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga kryeministrja Ana Bërnabiç, tha se iniciativat e këtilla kanë për qëllim të kenë ndikim real pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve.
Aleksandar Vuçiq
“Është e rëndësishme që ne të tentojmë dhe të vendosim për të ardhmen e qytetarëve tanë, si dhe të demonstrojmë se mund të ruajmë pavarësinë tonë dhe vetë të miratojmë vendime, para së gjithash, me ata që janë në fqinjësinë tanë, që i kemi më afër dhe për këtë jam i lumtur për këto marrëveshje”
Ndërkohë nesër në Sofje të Bullgarisë është paralajmëruar të mbahet takim në kuadër të Mini Shengetin Ballkanik, ndërsa tryezës për herë të parë do ti bashkangjitet edhe Kosova. Kryeministri Avdulla Hoti ka konfirmuar se do të merr pjesë në takim. Liderët e shteve ballkanike pjesmarrëse në këtë iniciativë, kanë përshëndetur vendimin e Kosovës duke thënë se shpresojnë që së shpejti këtë ta bëjë edhe Bosnja dhe Hercegovina.