Lëkundjet e tërmetit janë filmuar edhe nga kamerat e sigurisë në një market të fshatit Çollopek të Tetovës.
Nje lekundje e forte e tokes eshte ndjere mengjesi e kesaj te merkure ne rajonin e Gostivarit, me epiqendër Leunova e luginës së Mavrovës.
Tërmeti ndodhi saktë në ora 04:54 minita, me fuqi 5.5 të shkallës Rihter sipas stacioneve gjeologjike ndërkombëtare.
Pra tërmeti kishte si epiqendër fshatin Leunovë, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 km.
Tërmeti përpos në Maqedoninë e Veriut është ndjerë edhe në Shqipëri dhe Kosovë.
Tërmeti i dytë ishte më i dobët. Siç raporton Qendra evropiane-mediteriane seizmologjike, tërmeti është regjistruar në orën 8:49, me intensitet 2.8 shkallë.
Epiqendra ka qenë 20 kilometra në veri-lindje të Dibrës, me thellësi prej 9 kilometrave.
Tërmeti i tretë u rregjistrua sakzë në mesditë dhe ishte me magnitudë 4.4 gradë sipas shkallës Rihter.