Më shumë se kurdoherë më parë, pandemia me virusin korona, tregoi se gjithçka është sistem i lidhur, si infrastruktura, ekonomia, sistemet ekologijke por edhe sistemet politike. Kriza si kjo janë test për situatat në një shoqëri, çfarë është e fortë dhe çfarë është e dobët në të njejtën. Me këto fjalë, kryeministri Zoran Zaev, përmes konferencës online është paraqitur në forumin e 5-të rajonal të liderëve të rinj me temë “Ndërlidhja gjatë pandemisë: kërcënime dhe mundësi”, ku morën pjesë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Zoran Zaev
“Në kushte të krizës shtetet tona punojnë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm mes nesh. Përgjigjet koordinative të sfidave më të mëdha që kishim para nesh sollën edhe të mira. E përforcuam bashkëpunimin, treguam solidaritet të madh dhe kapacitet në sjelljen e vendimeve për qytetarët e vendeve tona. Të rinjtë duhet të jenë pjesë e këtyre proceseve. Na nevojitet kreativiteti i tyre, na duhet energjia e tyre. Tek ata i kemi të gjitha shpresat se do të arrijnë t’i përfundojnë gjithë proceset integruese që i kemi filluar para disa dekadave”
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në këtë konferencë ka porositur se rajoni mund të jetë një faktor i rëndësishëm vetëm me bashkëpunim, sepse vetëm së bashku mund të kapërcehen të gjitha sfidat, përfshirë pandeminë aktuale. Siç raporton korrespodenti i MIA-s nga Beogradi, Vuçiq ka theksuar se të gjitha vendet tona janë shumë të vogla dhe se vetëm përmes bashkëpunimit dhe lidhjes mund të arrihen rezultate të konsiderueshme në ekonomi dhe në ndërtimin e së ardhmes. Vuçiq ka kujtuar se në takimin e fundit nuk është arritur marrëveshje mbi bashkëpunimin shëndetësor në luftën kundër kovid-19, duke shprehur shpresën se do të arrihej përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Sofje.
Aleksandër Vuçiq
“Kjo Marrëveshje do t’u mundësojë qytetarëve të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të udhëtojnë pa test PCR, duke u besuar autoriteteve shëndetësore të vendeve. Kjo do të thotë gjithashtu ndihmë e ndërsjellë, ndër të tjera, që qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të jenë në gjendje të përdorin spitalet tona për trajtim, gjë që do të na bëjë shumë më të fortë. Bashkëpunimi përfshin shkëmbimin e pajisjeve mjekësore dhe gjithçka tjetër që nevojitet në luftën kundër Kovid 19”
Vuçiq ka thënë po ashtu se lidhja përmes “Shengenit të vogël” parasheh edhe inkurajimin e sipërmarrjeve, duke ndihmuar fillimin e një biznesi, i cili është i mirë për të rinjtë. Rajonin e Ballkanit, Vuçiq tha se e sheh si një nxitës të fortë të rritjes së ardhshme ekonomike evropiane.