Mbajtja e maskës mbrojtëse tani për tani është mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurt që ta kundërshtojmë pandeminë, porositi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.
“Unë #MbajMaskë sepse kujdesem për më të afërmit e mi, sepse i respektoj punonjësit shëndetësorë dhe sepse shëndeti publik varet edhe nga sjellja e individit. Secili prej nesh duhet të jetë i përgjegjshëm”, shkroi kryeministri.
Porositi që të gjithë rregullisht të mbajmë maska dhe në këtë mënyrë bashkë ta fitojmë luftën me KOVID-19!