Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se laboratorët shtetërorë disponojnë mjaftueshëm teste për coronavirusi dhe punojnë me kapacitete të shtuara.
“Në statistikën e djeshme, nga gjithsej 3.294 testime, laboratorët shtetërorë bënë gati 1.800 testime, prej të cilëve 1.310 janë në laboratorin e Institutit për Shëndet Publik”, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ata shtojnë se në fillim të kësaj jave në ISHP edhe një repart filloi me punën laboratorike dhe me këtë u përshpejtua procedura për marrjen e strishove për coronavirus dhe u rrit numri i testimeve në ditë.
“Vala e vjeshtës i mbush laboratorët, por edhe kapacitetet e spitaleve. Minsitria e Shëndetësisë ju bën thirrje për respektim të masave dhe protokolleve për mbrojtje nga coronavirusi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.