• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home CORONA VIRUS

Kreu i OBSH-së: E kuptoj lodhjen, por heqja dorë nga kontrollimi i virusit, e rrezikshme

October 27, 2020
in CORONA VIRUS, INFO
Kreu i OBSH-së: E kuptoj lodhjen, por heqja dorë nga kontrollimi i virusit, e rrezikshme
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se braktisja e përpjekjeve për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit – siç është sugjeruar nga një zyrtar i lartë amerikan – “është e rrezikshme”.

“Ne nuk duhet të dorëzohemi”, tha Tedros në një adresim virtual.

Ai pranoi se pas disa muajsh lufte me koronavirusin e ri, i cili ka marrë më shumë se 1.1 milion jetë njerëzish në gjithë botën, ka një nivel të caktuar të “lodhjes pandemike”, transmeton Vizion Plus.

“Lodhja është e vërtetë, por ne nuk mund të heqim dorë”, tha Tedros.

“Kur udhëheqësit veprojnë shpejt, virusi mund të shtypet”, shtoi ai.

Komentet vijnë një ditë pasi Mark Meadows, shef i stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë për rrjetin televiziv CNN se fokusi i administratës ka kaluar në zbutje të koronavirusit, jo çrrënjosje.

“Ne nuk do ta kontrollojmë pandeminë. Do ta kontrollojmë faktin e të pasurit vaksina, terapeutikë dhe lehtësime të tjera”, ka thënë Meadows, duke e krahasuar sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, me gripin sezonal.

I pyetur për komentet e Meadowsit, Tedros tha se është dakord se përqendrimi në zbutje, e veçanërisht në mbrojtjen e personave të cenueshëm, është i rëndësishëm.

“Por, heqja dorë nga kontrolli është e rrezikshme”, këmbënguli ai.

Koronavirusi ka prekur mbi 43.3 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 1.1 milion kanë vdekur dhe mbi 29 milionë janë shëruar.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë, me mbi 8.6 milionë njerëz të infektuar dhe mbi 225,000 viktima.

Next Post
ISHP rrit kapacitetet, do të bëhen deri në 1000 testime në ditë

ISHP rrit kapacitetet, do të bëhen deri në 1000 testime në ditë

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk