Mosmarrëveshjet me Bullgarinë që po thellohen gjithnjë e më shumë mund të rrezikojnë edhe suksesin e vendit në rrugën e integrimeve evropiane. Paralajmërimin e ka bërë sot kryeministri Zoran Zaev, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të përgatitur për këtë skenar të palakmueshëm. Zaev ka thënë se qëndrimii fundit i kryediplomates bullgare nuk ka të bëjë as fqinjësi të mirë e më së paku është qëndrim evropian.
Zoran Zaev
“Bisedat mes ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe kryeministrit Bojko Borisov ishin të mira, por bisedimet mes ministres së Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva dhe ministrit Osmani nuk ishin shumë të mira. Ajo që është propozuar nga ajo palë nuk është as fqinjësi, e as vëllazëri, më së paku evropian, dhe nëse mbetet ashtu ne duhet ta përgatisim popullin tonë se ndoshta nuk do të filloj konferenca e parë ndërqeveritare të cilët e presim në dhjetor”
Megjithatë, Zaev beson se ky nuk është qëndrim i mikut të tij Borisov, e as qëndrim i popullit bullgar, pa zbuluar se çfarë ka propozuar Bullgaria.