• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Çfarë tha në gjyq Talat Xhaferi, për rolin e Trajko Veljanovskit më 27 prill 2017

October 8, 2020
in INFO
Çfarë tha në gjyq Talat Xhaferi, për rolin e Trajko Veljanovskit më 27 prill 2017
Share on FacebookShare on Twitter

Talat Xhaferi më 27 prill të vitit 2017 ka pasur rast vdekje në familje, i kishte vdekur vëllai dhe kohë pas kohe ka ardhur në seancat e Kuvendit dhe për atë nuk ka pasur njohuri personale nëse 31 deputetë kanë dorëzuar letër deri te kryetari Trajko Veljanoski me kërkesë që seanca të vazhdojë edhe pas skadimit të kohëzgjatjes së tij të zakonshme.

Xhaferi i cili sot në Gjykatën penale ka dëshmuar në seancën për “Organizatorët e 27 prillit” tha se atëherë nuk ka pasur mundësi teknike që kryetari i Kuvendit të largojë ndonjë deputet nga foltorja dhe për atë është dashur të kërkojë ta bëjë udhëheqjen.

Në hulumtimet e kryqëzuara të prokurores Vilma Rusoska, Xhaferi potencoi se ka pasur kërkesë procedurale të kalohet në pikë tjetër në rend dite – për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, por nuk është vënë në rend dite për votim.

I pyetur nga avokati i mbrojtjes Elenko Millanov, Xhaferi konfirmoi se kryetari Veljanoski disa herë ka kërkuar nga deputetët të heqin dorë nga fjalimi, por nuk ka mundur t’i detyrojë në atë.

Talat Xhaferi pas dëshmisë ka shkuar nga gjykata dhe nuk dha deklaratë për mediat.

Deklaratë dha avokati Elenko Millanov, i cili tha se Xhaferi sot vetëm ka konfirmuar se Veljanoski ka punuar sipas rregullores dhe nuk ka pasur mundësi teknike t’i përjashtojë deputetët të cilët kanë folur në foltore.

Xhaferi ishte i vetmi që ka dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore. Kryetari i këshillit gjyqësor, Ilija Tërpkov tha se është dëgjuar vetëm Xhaferi për shkak të obligimeve të të akuzuarit Mile Janakieski i cili duhet të marrë pjesë edhe në gjykime tjera. Dëshmitarët tjerë do të dëgjohen në seancën e ardhshme gjyqësore që e caktuan për më 16 tetor në orën 10:30.

Në seancën gjyqësore paraprake më 18 shtator dëshmuan disa ish deputetë dhe aktual të VMRO-DPMNE-së. Si dëshmitar është thirrur edhe ish deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i cili më 27 prill të vitit 2017 nga foltorja e Kuvendit e ka intonuar himnin shqiptar.

Rasti për “Organizatorët e 27 prillit” gjendet në procedurë dëshmuese. Këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Vilma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe për Arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DKS-së, Vlladimir Atanasov. Ata akuzohen për vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Next Post
Tanja Fajon vlerëson përparimin, optimiste për kornizën negociuese

Tanja Fajon vlerëson përparimin, optimiste për kornizën negociuese

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk