• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Sonte përmbyllet festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni”, shfaqja e fundit dhe ndahen çmimet

September 29, 2020
in INFO
Sonte përmbyllet festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni”, shfaqja e fundit dhe ndahen çmimet
Share on FacebookShare on Twitter

Sonte lëshohen perdet në edicionin e 19-të të festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”, i cili tradicionalisht mbahet në Dibër.

Para publikut të Dibrës sonte  jashtë konkurencës do të marrë pjesë teatri “Bulis” nga Fierri, me shfaqjen “Keqardhje e bardhë” në regji të Milto Kutali, pas së cilës do të ndahen  çmimet për shfaqjen më të mirë, regjinë, aktorin dhe aktoren.

Festivali ishte hapur në datën 24 të këtij muaji, në të cilën morën pjesë  teatrot e shtetit tonë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Drejtori i festivalit Ylber Nuredini shprehu kënaqësi nga vizitueshmëria e shfaqjeve, veçanërisht duke e theksuar ndjenjën e kënaqësisë që vazhdohet  tradita e mbajtjes së festivalit, sepse për shkak të pandemisë ishte  në pikpyetje mbajtja e tij.

Për shkak të pandemisë me Kovid-19 shfaqjet u mbajtën në vend të hapur në oborrin e shkollës fillore komunale “Sait Najdeni”, ndërsa njëra edhe para Qendrës për kulturë, me ruajtjen e protokolleve për mbajtje të ngjarjeve të tilla kulturore.

Festivali sikur edhe edicionet tjera edhe këtë herë ishte mbështetur nga Ministria e Kulturës, nga pushteti lokal, Qendra e kulturës, si dhe disa kompani. 

Next Post
Mbështetje e drejtpërdrejtë për mbi 283.000 qytetarë me pakon e katërt të masave

Mbështetje e drejtpërdrejtë për mbi 283.000 qytetarë me pakon e katërt të masave

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk