Diskriminimi gjatë punësimit është temë e shpeshtë në mediat dhe komunikimin publik. Kuptimi i pamjaftueshëm dhe politizimi i shpeshtë i temës rreth punësimit e imponon nevojën për një diskutim më të gjerë publik me argumente nga më tepër aspekte nga të gjitha palët e prekura.
Prandaj, CIVILi organizon ngjarje publike, panel diskutimi në temën “Diskriminimi dhe punësimi në sektorin publik dhe privat, të mërkurën, 30 shtator, në hotelin City Park, me fillim në ora 12.
Në panelin do të marrin pjesë Jovana Trençevska nga Sektori për mundësi të barabarta pranë Ministrisë për punë dhe politika sociale, prof. Mirjana Najçevska, eksperte për të drejtat e njeriut, Visar Ademi, ekspert për ekonomi, Lisa Bauta Shaqiri, opinioniste dhe juriste, dhe Ramush Muarem – Cirko, gazetar. Në fillim të panelit Xhabir Deralla do ti prezantojë qëndrimet dhe rekomandimet fillestare të CIVILit në këtë temë.
Edhe pse ngjarja është me karakter të hapur, rekomandohet ndjekja online, përmes platformës mediatike dhe faqes në Fejsbuk të CIVILit.
Pas këtij paneli, CIVILi do ti plotësojë rekomandimet e organizatës dhe do ti përfshijë në një dokument të posaçëm që do të dorëzohet në institucionet relevante, si pjesë e Forumit qytetar në të cilin deri tani kanë marrë pjesë një numër i madh ekspertësh dhe aktivistësh, si dhe qytetare dhe qytetarë të interesuar.
Ngjarja është pjesë e projektit “Evropa është shtëpia jonë”, i financuar nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.