• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 15, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Kompletohet Qeveria, zëvendës ministrat japin betimin

September 23, 2020
in INFO, Zgjedhjet 2020
Kompletohet Qeveria, zëvendës ministrat japin betimin
Share on FacebookShare on Twitter

Me 62 vota “pro” pak çaste më parë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar zëvendësministrat e rinj të “Qeverisë Zaev 2”. Të pranishëm në sallë në momentin e votimit kanë qenë 106 deputetë, ndërsa 44 kanë votuar “kundër” dhe asnjë nuk ka abstenuar.

Zëvendësministër i Mbrojtjes është votuar Bashkim Hasani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme Nazim Bushi, Agim Nuhiu është votuar si zëvendësministër i Drejtësisë.

Ilhan Rahman është votuar si zëvendësministër i cili do të udhëheqë Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, ndërsa Fatmire Isaku për zëvendësministre e Punëve të Jashtme.

Zëvendësministër i Financave është Dimitar Kovaçevski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, ndërsa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, Trajan Dimkovski.

Ilir Hasani zëvendësministër i Shëndetësisë, Arafat Shabani në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Enver Huseini në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Zoran Dimitriovski në Ministrinë për Pushtet lokal, ndërsa Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.

Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është votuar Aleksandar Bajdevski, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklievska.

Next Post
Luftime mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, BE thirje për armëpushim

Luftime mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, BE thirje për armëpushim

Më të lexuarat

  • Besimi: Trende pozitive në tre mujorin e parë, ekonomia po rimëkëmbet në 2021

    Besimi: Trende pozitive në tre mujorin e parë, ekonomia po rimëkëmbet në 2021

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PDSH do ta provojë përsëri ta merr Tetovën me Sadi Bexhetin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pesë vite Revolucioni i Larmë, lufta vazhdon

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk