• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Eurodeputetët votuan rekomandimin për zgjerimin e BE-së

April 20, 2020
in INFO, Integrime
Eurodeputetët votuan rekomandimin për zgjerimin e BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Me shumicë dërrmueseKomisioni i jashtëm i Parlamentit Evropian votoi raportin me rekomandimet e këtij institucioni për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi u zhvillua nëpërmjet video-konferencës, ndërsa votimi vjen pas ndryshimit të metodologjisë së zgjerimit në shkurt dhe pas dhënies së dritës jeshile nga Këshilli më pas për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në raportin e hartuar nga koordinatori Tonino Picula, nënvizohet suksesi i politikës së zgjerimit në shtrirjen e demokracisë, paqes dhe prosperitetit në të gjithë Evropën, duke e kthyer perspektivën për anëtarësim në nxitje për reforma në të gjithë vendet e Ballkanit.

Në rekomandimet e tyre, siç raporton Euronews, eurodeputetët këmbëngulin që BE të përcakojë masa të qarta dhe konsistente për vendet kandidate, të vijojë mbështetjen dhe të përmirësojë matjen e progresit gjatë procesit. Një tjetër theks vihet tek nevoja e përmirësimit të koherencës mes procesit të zgjerimit dhe zhvillimeve politike brenda BE-së.

Një nga reagimet e para pas votës në Komisionin e Jashtëm ishte ai i raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk, i cili deklaroi se rekomandimet e këtij raporti dërgojnë një sinjal të qartë mbështetjeje për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit, veçanërisht në kohën kur Evropa dhe bota përballen me kufizimet për shkak të pandemisë Covid-19.

Ndër të tjera, kërkohet që vendet kandidate të kenë qasje graduale në programet e BE-së para anëtarësimit, si dhe që këto vende të marrin pjesë në Konferencën për të ardhmen e Evropës.

Raporti i Parlamentit Evropian përgatitet në kuadër të samitit të Zagrebit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili tashmë pritet të mbahet nëpërmjet një video-konference para përfundimit të presidencës kroate. Për miratimin përfundimtar ky raport duhet të votohet edhe në seancë plenare nga Parlamenti Evropian.

Next Post
Një anëtar i familjes do të mund të bëjë pazarin

Një anëtar i familjes do të mund të bëjë pazarin

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk