• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Mbrojtja e parë e disertacionit të doktoraturës përmes video lidhjes online në UT

April 3, 2020
in INFO, POLLOG, Tetovë
Mbrojtja e parë e disertacionit të doktoraturës përmes video lidhjes online në UT
Share on FacebookShare on Twitter

Në Universitetin e Tetovës, sot, më 2. 4. 2020, kandidatja Mr. Sc. Salihe Salihu, e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, me titull: “Sovraniteti dhe legjitimiteti i shtetit në Kosovë”.

Mbrojtja e doktoratës u realizua përmes platformës online Google Meet, duke u bazuar në nenin 3 të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsim të lartë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 76, të datës 24.3.2020), ndërsa të gjithë të interesuarve iu mundësua ndjekja me paraqitje paraprake në adresën elektronike: [email protected].

Komisioni në përbërje, Prof. Dr. Fehari Ramadani-kryetar, Prof. Dr. Fatmire Lumani-anëtare, Prof. Dr. Arsim Bajrami-anëtar, Prof. Dr. Jusuf Zeneli-anëtar, Prof. Dr. Drita Fazlija-anëtare, si dhe mentori Prof. Dr. Ylber Sela, e vlerësuan lartë disertacionin dhe punën e kandidates gjatë studimeve të doktoraturës, duke potencuar në veçanti angazhimin dhe seriozitetin e saj.

Mr. Sc. Salihe Salihu, e lindur më 4.2.1967, ka kryer studimet në nivelin bachelor në dy programe studimore, në shkencat politike në Universitetin e Lundit, si dhe Migracioni ndërkombëtar dhe relacionet etnike në Universitetin e Malmes. Në vitin 2003 e mbrojti magjistraturën në shkencat politike në Universitetin e Lundit, me temën ”Dezintegrimi i Jugosllavisë” dhe gjithashtu mori gradën magjistër edhe në Universitetin e Malmes, në drejtimin Migracioni ndërkombëtar dhe relacionet etnike.

Ka qenë e angazhuar si ligjëruese nga World Univeristy Service në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Politike, në lëndën Barazia gjinore (2004-2007); në Folkhögskola në Malme të Suedisë për lëndën Shkencat sociale (2007) dhe Të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare” (2012), si dhe në disa kolegje në Republikën e Kosovës.

Drejtuesit e Universitetit të Tetovës, krahas respektimit në përpikëri të rekomandimeve të OBSH-së dhe autoriteteve të vendit kundër përhapjes së Covid-19, kujdesen maksimalisht që veprimtaria e përgjithshme e Universitetit të mos cenohet, sidomos interesi i studentëve në të gjitha ciklet e studimeve. Mbrojtja e sotme e disertacionit të doktoraturës dëshmon se UT edhe përmes formave alternative të TI-së ka kapacitetet e nevojshme në menaxhimin e procesit mësimor-shkencor.

Next Post
Sasoli: BE është duke kërkuar mënyra se si t’i përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e veta në luftën kundër COVID-19

Sasoli: BE është duke kërkuar mënyra se si t’i përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e veta në luftën kundër COVID-19

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk