I dëshirojmë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut në familjen e NATOS me ngritjen e flamurit para selisë tonë në NATO. 30 flamuj tani do të valëviten së bashku, si simbol i bashkimit dhe solidaritetit. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut para selisë së NATO-s në Bruksel. Stoltenberg e cilësoi këtë si një moment historik për Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se e përshëndet edhe vendimin e BE-së për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe se kjo është një shenjë që vendi është i gatshëm të zërë vendin e saj në familjen euroatlantike.
“Ky është moment historik për Maqedoninë e Veriut, vjen pas shumë vitesh përkushtim dhe angazhim për reformat. Në frymën më të mirë të Aleancës, me guxim politik Maqedonia e Veriut dhe Greqia arritën kompromis historik, lidhur me problemin me emrin. Marrëveshja e Prespës e mundësoi anëtarësimin në NATO, gjithashtu kontribuoi për marrëdhënie të mira fqinjësore. Puna juaj e mundësoi këtë ditë. Anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm për RMV-në, e mirë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe është mirë për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut tani i ka miqtë dhe aleatët më të mirë në botë, ne të gjithë jemi më të sigurt dhe më të fuqishëm së bashku, kështu që mirë se erdhët në NATO”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Për shkak të situatës me koronavirusin, e gjithë kjo ceremoni u ndoq online nga përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas çka kryeministri teknik, Oliver Spasovski në fjalimin e tij uroi të gjithë qytetarët e vendit për këtë arritje.
Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut në NATO
Gepostet von Europort.mk am Montag, 30. März 2020