• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

PAN dhe LDK e lanë Kosovën pa Qeveri

March 25, 2020
in INFO
PAN dhe LDK e lanë Kosovën pa Qeveri
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një debati të gjatë dhe me tensione, Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e ‘Qeverisë Kurti’.

Për rrëzimin e qeverisë kanë votuar 82 deputetë, nga 117 sa ishin në prezent në sallë, ndërsa kundër votuan 36 deputetë dhe një prej tyre abstenoi.

Tre deputet nga LDK nuk e votuan mocionin e mosbesimit.

Ndërkaq, kjo është hera e tretë që Kuvendi i Kosovës rrezon qeverinë nëpërmjet mocionit të mosbesimit.

Rast i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2010, kur vetë PDK kishte prishur koalicionin që vet e drejtonte, po ashtu dhe në vitin 2017, ishte rrëzuar ‘Qeveria Mustafa’.

Kriza qeveritare mes LVV-LDK-së erdhi në kohën kur e gjithë bota, përfshirë edhe Kosova, po ballafaqohet me luftën kundër coronavirusit të ri.

Mospajtimet të mëdha mes LDK-së dhe Vetëvendosjes dolën në shesh në lidhje me shfuqizimin e tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, masë kjo që ishte vendosur nga qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pas thirrjeve nga SHBA-ja dhe BE-ja që tarifa të shfuqizohet, kryeministri Kurti mori vendim që ta heqë pjesërisht atë, duke nisur me lirimin nga tarifa të lëndës së parë që importohet nga Serbia. Por, kjo masë ishte e pamjaftueshme për LDK-në e cila kërkoi që tarifa të hiqet plotësisht.

Finalja e kësaj krize nisi me një deklaratë të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu pasi ai doli në favor të dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, masë kjo që u kundërshtua nga kryeministri Kurti./Telegrafi/

Next Post
Rasti i parë me korona virus në Tetovë, 24 raste të reja në mbarë vendin

Rasti i parë me korona virus në Tetovë, 24 raste të reja në mbarë vendin

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk