• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Palmer: Ligjet e miratuara e afrojnë vendin drejt vendimit pozitiv të BE-së

February 17, 2020
in INFO, Integrime
Palmer: Ligjet e miratuara e afrojnë vendin drejt vendimit pozitiv të BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Oliver Spasovski gjatë qëndrimit dyditor në Bruksel, realizoi takim edhe me përfaqësuesin e posaçëm të sekretarit të shtetëror amerikan për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer.

Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit shtetëror amerikan për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer gjatë bisedës shprehu urime për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, për Ligjin e Mbrojtjes, si dhe për ligjet e tjera reformuese të cilët e afrojnë Maqedoninë e Veriut më afër vendimit pozitiv të BE-së për fillimin e negociatave.

Në takim, siç bëri të ditur pres-shërbimi qeveritar, është përshëndetur përcaktimi i Qeverisë që ta respektojë dhe zbatojë Marrëveshjen e Prespës dhe përfitimet nga ajo e cila e bëri Maqedoninë e Veriut faktor të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit dhe lider në bashkëpunimin rajonal.

Në bisedën me përfaqësuesin e posaçëm të sekretarit shtetëror amerikan për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer, është konfirmuar miqësia dhe partneriteti strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Spasovski në takim i përsëriti aspiratat e vendit tonë që të ndërtojë kapacitet të fuqishëm të institucioneve që të rrumbullakohen reformat demokratike në vend, si dhe të intensifikohen projektet për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.

Spasovski potencoi se Qeveria në periudhën e ardhshme është e përqendruar në organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, si dhe në sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Në bisedën mes Spasovskit dhe përfaqësuesit të posaçëm të sekretarit shtetëror amerikan për Ballkanin Perëndimor, Palmer, ishte potencuar se Maqedonia e Veriut pret nga BE-ja që ta përmirësojë gabimin nga tetori i vitit të kaluar dhe të sjellë vendim të merituar për fillimin e negociatave në mars, dhe se këtë e presin të gjithë qytetarët sepse vendi i përmbushi kushtet dhe se tani është koha që BE-ja të ofrojë rezultate dhe të sjellë vendim të drejtë.

Next Post
Gashi nuk merret me Thaçin, shprehet i bindur në fitore të ASH-së dhe Alternativës

Gashi nuk merret me Thaçin, shprehet i bindur në fitore të ASH-së dhe Alternativës

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk