Është finalizuar marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pas më shumë se 110 ditë bisedime, këto dy subjekte politike kanë arritur që të dakordohen për të qeverisur së bashku, shkruan Periskopi.
Lideri i LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion kaë dalë në konferencë për media tashmë si partnerë të koalicionit.
Kurti në fjalimin e tij tha frazën tashmë të njohur për publikun, se janë dakorduar për tu takuar edhe nesër me LFK-në teksa bëri jnoftoi se ditën e nesërme do të votohet qeveria e re.
‘’Na ndajnë vetëm një ditë nga seanca e Kuvendit ku do të zgjedhim qeverinë e re. Ne sot u takuam me kryetarin e LDK prof. Isa Mustafa u dakorduam që të takohemi edhe nesër për ta zgjedhur qeverinë dhe ta jetësojme ndryshimin e madh politik të 6 tetoir. Ne e kemi nënëshkruar marrëvehsjen jemi marrë vesh për të gjitha përveç harmonizimit të progeramit. Kryetari Mustafa do të mbajë mblkedhje me këshillin e përgjithshëm”, përfundon Kurti.
Ndërsa, Mustafa tha se pret që qeverisja me VV-në të jetë e suksesshme.
‘’Ne kemi arritur marrëveshje e vlerësojmë se është marrëveshje e mirë në dobi të Kosovës në dobi të ndryshimeve që duhet të ndodhin ne vendin tonë, Marrëveshja është rezultat i mirëkuptimit dhe punës së gjatë me Kurtin dhe bashkëpunorët etij. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat kemi ardhur në një zgjidhje në interes të Kosovës.Presim të jetë qeveri e suksseshme dhe t’i relizojë pritshmëritë e qytetarëve të saj’’, tha Mustafa.
Kurti sqaroi edhe ndarjen e numrit të ministrive.
‘’Do t’i kemi 15 ministri. 2 zëvendës kryeministra dhe rreth 33 zëvendës ministra’’, tha Kurti.
‘’Ne kemi vleerasuar që synimi ynë ti kemi 12 ministri ka qenë vendim i drejtë, mirëpo në anën tjetër kur kemi analizuar strukturat e ministrive përkatëse krijimi i super ministrive është dëshmuar se është kosto më e madhe sesa ti kemi 12 ministri. Nëse nuk do ta bënim një gjë të tillë atëherë do të zvarritej ky proces. Në seansën e nesërme, jemi dakorduar që kryetarin e kuvendit e propozon LDK’’, tha Kurti.
Kryetari Konjufca nuk do të japë dorëheqje, do të rrijë në ekzekutiv. Ne duam të bëjmë reformë që është e pesëfishtë.
Ndryshe, ashtu siç Periskopi raportoi mbrëmë, për presidentin është nënshkruar një anksë-marrëveshje e cila nuk është paraqitur nga Kurti tek partia e tij.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se në marrëveshjen e nënshkruar para pak qastesh, çështja e presidentit ka mbetur për më vonë.
‘’Sa i përket presidentit jemi marrë vesh që të mos jetë pjesë e marrëveshjes që është nënshkruar. Do ta zgjidhim në kohën që është e domosdoshme në kohën kur do të zgjidhet’’, tha Mustafa.
Kujtojmë se zgjedhjet e 6 tetorit nxorën si parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje me kandidat për kryeministër, Albin Kurtin. Ndërsa, e dyta doli Lidhja Demokratike e Kosovës që kandidate për kryeministre kishte Vjosa Osmanin./PERISKOPI/