Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski ka marrë mirënjohje nga SOS Fshati i fëmijëve në Shkup si donator më i madh individual për vitin 2019. Dy vite e gjysmë Nikollovski i ka donuar mëditjet e tij, ndërsa për këtë gjest opinioni ka mësuar në ceremoninë e djeshme, njofton Europort.mk. Përmes profilit të tij në Facebook ai i ka falemenderuar për mirënjohjen dhe ka bërë thirje për humanitet dhe ndihmë mes njerëzve.
“Ma mbushët zemrën me gëzim dhe lumturi! Falemenderoj SOS Fshatin e fëmijëve për këtë mirënjohje e cila vlen shumë! Të jemi human dhe zemërgjërë, të ndihmojmë, ti zgjasim dorën gjithkujt!
Çdo sitë mund të jetë shkak për një gjest të mirë!”, ka shkruar Nikollovski.
Mirënjohja Nikollovskit ju nda dje në ditën ndërkombëtare të solidaritetit njerëzor dhe me rastin e 18 vjetorit të SOS Fshatit i fëmijëve.
Këtë vit aktiviteti u realizua nën moton “Një familje” dhe nën patronazh të zonjës së parë të shtetit, Elizabeta Gjorgjievska, bashkëshortja e presidenrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Me këtë rast Gjorgjievska deklarou se pikërisht për shkak të solidaritetit, SOS Fshati i fëmijëve mund të zhvillojë funksionin themelor për mbëahtetje dhe përkujdesje të fëmijëve pa prindë dhe kujdes prindëror. “Duhet të jemi krenarë që në Maqedoni funksionon Organizata më e madhe ndërkombëtare joqeveritare për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjëve. Urime për jubileun e madh, 70 vjetorin e themelimit t SOS Fshatit të parë të fëmijëve që deri më sot nuk ka humbur nga aktualiteti në dhënien e kujdesit dhe mbrojtjes sociale për çdo fëmijë. Çdo fëmijë meriton të ketë shtëpi të ngrohtë dhe të jetë i rrethuar me daaguri dhe kujdes. Sot jemi mbledhur ti japim mirënhohje të gjithëve që pa egoizëm kanë ndarë edhe mjete edhe kohë dhe janë angazhuar për të ndihmuar në realizimin e përkushtimeve tët SOS Fshatit të fëmijëve”, deklaroi Gjorgievska.
Drejtori kombëtar i SOS Fshati i fëmijëve, Julijana Gapi, shtou se puna dhe misioni i tyre janë frytdhënëse, por ajo që bëjnë sot, nuk do të arrihej pa mbështetjen e donatorëve dhe miqve.
A. Zeqiri / Europort.mk