• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Dokumentet strategjike programore dhe vetingu temë diskutimi e mbledhjes së kryesisë së BDI-së

December 11, 2019
in INFO
Dokumentet strategjike programore dhe vetingu temë diskutimi e mbledhjes së kryesisë së BDI-së
Share on FacebookShare on Twitter

Dokumentet strategjike programore në prag të kongresit të BDI-së ishin tema diskutimi të mbledhjes së kryesisë së partisë që dje në selinë e partisë në Tearcë, e kishte thirrur kryetari i saj Ali Ahmeti.

Në mbledhje, u shqyrtuan rezolutat kryesore si integrimi konsensual, drejtësia kolektiveveting, jeta më cilësore për qytetarët, zhvillimi, puna, mirëqenia dhe rinia, në vend të vet. Në këto dokumente, BDI vë theksin te integrimi në një shoqëri qytetarësh dhe komunitetesh tërësisht të barabarta, dhe thekson se vendimmarrja konsensuale, bashkëqeverisja dhe barazia janë parakushte për integrim në të gjitha nivelet nëpërmjet marrjes së përgjegjësisë nga të gjithë përfaqësuesit ligjorë.

Sa i përket vetingut, BDI thekson disa kontrolle, së pari atë të integritetit dhe transparencës të çdo pretendenti për të ushtruar funksion publik, si dhe hetim i të ardhurave, pronës, të kaluarës në karrierë etj. Për jetën cilësore, BDI-ja mbështet ndarjen e politikës nga arsimi, krijimin e mjedisit gjithëpërfshirës për mësim, klasa e shkolla që pranojnë dallimet dhe ku nxënësit mësojnë bashkë, premisa për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme. Me këtë mund të arrihet një administratë më cilësore, më efikase në shërbim të qytetarit, dhe më shumë qëndrueshmëri për shërbimet e mira. Në sferën e katërt, zhvillim, punë e mirëqenie, BDI synon dyfishim të standardit të jetesës për qytetarët, e matur kjo sipas të ardhurave për kokë banori. Në rezolutën Rinia në vend të vetë, BDI angazhohet për strategji shtetërore për të rinjtë, dhe masa konkrete për përfshirjen e tyre në tregun e punës.

Zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani, në një prononcim për mediat tha se debati në mbledhjen e kryesisë është përqendruar te çështja e vetingut. Osmani njëherësh theksoi se BDI është kundër shtyrjes së datës së zgjedhjeve parlamentare të parapara për më 12 prill të vitit të ardhshëm.

Next Post
Tetë persona lëndohen më lehtë në aksidentet e trafikut në Shkup

Tetë persona lëndohen më lehtë në aksidentet e trafikut në Shkup

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Kontaktoni këto numra nëse vëreni simptoma të korona virusit

    2 shares
    Share 2 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk