Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka postuar një foto me Forumin rinor të partisë. Ai ka thënë se me rininë dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë do ti fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do mbahen me 12 Prill.
“Me Frash drejtë fitoreve”, është shprehur Sela, i cili këtyre ditëve ka filluar aktivitete dhe tubime partiake në të gjitha vendbanimet shqiptare. Ai e ka filluar nga Likova ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për partitë që drejton.