• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Sot nis samiti i NATO-s në Londër

December 2, 2019
in INFO
Sot nis samiti i NATO-s në Londër
Share on FacebookShare on Twitter

Në vigjilje të Samitit të Londrës, SHBA-ja depozitoi protokollin e ratifikuar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Sipas sekretarit shtetëror amerikan, Majk Pompeo në këtë mënyrë Shkupit zyrtar i urohet mirëseardhje në aleancën ushtarake-politiko.

“Me kënaqësi njoftoj se SHBA-të depozituan ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Një hap përpara për të mirëpritur Maqedoninë e Veriut si aleaten e 30-të të NATO-s. Ne jemi NATO dhe aleatë të fuqishëm”-tha Majk Pompeo, Sekretar amerikan i shtetit.

Për anëtarësimin e plotfuqishëm pritet ratifikimi i Protokollit nga Spanja, por delegacioni Maqedonia e Veriut për herë të parë të martën do të ulet në tavolinë me liderët ndërkombëtar. Gjithçka që mund të pritet nga Samiti në lidhje me vendin tonë është që aleatët t’i urojnë mirëseardhje si anëtarja e 30-të. Ndërkohë ish kryeministri grek, Andonis Samaras hedh dyshime se çfarë mund të ndodhë me NATO-n pas anëtarësimit të Shkupit, ndonëse Greqia e para e ratifikoi Protokollin e anëtarësimit. Në Kongresin e 13-të të partisë në pushtet, Nea Demokratia, Samaras theksoi se Greqia duhet mbrojtur nga ndikimet negative të Marrëveshjes së Prespës.

“Që në fillim Greqia e dha emrin, pranoi kombësinë dhe njohu gjuhën, ndërsa Shkupi premtoi se do të bëjë disa lëshime në të ardhmen nëse ec përpara integrimi i saj në Evropë. Por kjo nuk varet as nga ne, as nga Shkupi. Shtete tjera mund të vendosin veto. Disa na thanë se nëse e fusim Shkupin në NATO, do ta stabilizojmë. Por kur Shkupi të hyjë në NATO do të fillojnë dyshimet për vetë NATO-n. Kush do ta stabilizojë vetë NATO-n?!”-theksoi Andonis Samaras, Nea Demokratia

Ish kryeministri grek nga Syriza, Aleksis Cipras në reagimin e menjëhershëm kërkoi nga kryeministri aktual, Micotakis të distancohet nga qëndrimi i Samaras-it.

“Nea Demokratia, kryesisht Qeveria, nuk qartëson se a e garanton zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, atëherë mbetet dritare e gjerë e destabilizimit, jo vetëm në rajon, që veçmë ekziston, në pjesën lindore dhe juglindore, por edhe në veri të vendit. Kjo është përgjegjësi e madhe kombëtare”-pohoi Aleksis Cipras, Syriza.

Ndërkohë në dy ditët e ardhshme vëmendja në Samitin e Londrës do të përqendrohet në “përplasjet” mes liderëve të SHBA-së, Francës dhe Turqisë, në lidhje me sigurinë në pjesë të ndryshme të botës. /Alsat/

Next Post
CIVILi organizon panelin “Rampë” dhe rinovon rampën e hyrjes të vendosur në Muzeun e Qytetit të Shkupit 20 vjet më parë

CIVILi organizon panelin “Rampë” dhe rinovon rampën e hyrjes të vendosur në Muzeun e Qytetit të Shkupit 20 vjet më parë

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk