• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Wednesday, April 28, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home PIKËPAMJE

Sa i poshtër ky Edi Rama!

December 1, 2019
in PIKËPAMJE
Sa i poshtër ky Edi Rama!
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Arben Zeqiri

Egoist më të madh s’kisha pa. Nuk i le burri botës aaaasnjë moment opozitës ta shfrytëzojë, duke e ditur se opozita anemike pret kështu tragjedi për të thithur ndonjë pikë politike, ose pikë gjaku. Çohet i poshtri mobilizon dhe organizon gjithë botën që në orët e para të tërmetit. Nxjer në terren për disa minuta gjitha institucionet, gjithë nënpunësit, gjithë makinerinë në çdo pikë emergjente. Nuk i mjaftoi kjo, po u vesh me ato atletet që e bëri horr opozitën dhe doli edhe vetë në terren. Nga pallati në pallat, nga hoteli në hotel, nga shtëpia në shtëpi. Sa dëgjonin se ky ka dalë në Durrës, opozita me vrap në Thumanë, kur shkon atje gjejnë Edin e kthejnë mbrapa. Nisen për Tiranë, atje i pret përsëri Edi me ekipin e tij. Shkoi i poshtri për më pak se një javë përmbylli gjithë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Mezi opozita gjeti ku të kapet, çadrat dhe shiu që binte nga qielli. Shkoi i poshtri hapi gjitha hotelet dhe strehoi të gjithë banorët e dëmtuar në të ngrohtë e me ushqim të rregullt. Mirë thanë opozita do sulmojnë se ka detyruar afaristët, ky i poshtri doli e tha do t’i paguajë Qeveria. Mediat e opozitës gjetën ca banorë pa batanije. Do t’i shkoi i poshtri në çdo qendër dërgoi edhe dhjetëra të tjera rezervë dhe ende pa dalë opozita ai publikoi videon. Hajde hajde, gjetën një polic që paska vjedhur ndihmat. Do t’i ky i poshtri shkoi dhe e suspendoi e procedoi dhe ja dogji opozitës edhe “argumentin” e fundit. Po e kuptoj këtë, po se kuptoj so e bëri popullin kah vetja. Doli e tha se do t’i mbyll të gjitha portalet që shpërndajnë lajme të rrejshme. Dolën shqiptarët gjithandej e thanë “MBYLLI SA MË SHPEJT!”.
“Tradhëtari” disa ditë para tërmetit takoi Vuçiqin dhe opozitës i erdhi një penalti. Çaaaa manjaku, Sërbia i erdhi në ndihmë dhe i solli edhe ndihma edhe ekspert edhe policë.
Mirë thanë i sistemoi, i rregulloi, i strehou, i ushqeu. Filluan të pyesin ça do bëhet me pallatet e banesat. Shkoi përsëri i poshtri mblodhi gjithë ambasadorët, fqinjët, miqtë e shoqatat dhe tha do t’ua ndërtojmë të gjitha nga fillimi. Po deri sa të ndërtohen ku do rijnë njerëzit, pyeti opozita, ndërsa tellallët e tyre filluan të shpërndajnë propagandë tek të dëmtuarit se do i le në rrugë. Shkoj i poshtri tha se para banesave të reja do të ju sigurojë vanesa të përkohshme me qera nga Qeveria. Nuk i mjaftuan të gjitha këto. Mori kamerën e tij duke ju dalë ballë të gjithë tellallëve gjigand dhe inçizoi të gjitha përqafimet, puthjet dhe uratat e nënave, baballarëve e fëmijëve me lot. Mori guxim e vizitoi çdo qendër strehimi dhe gjithkund me LIVE STREAM publikoi çdo bashkëbisedim. Të gjithë i ngushlloi, i mbështeti, i siguroi, i rehatoi, i mbështeti, ua ngrohi edhe shpirtin edhe ata duart e voçkla tëë fëmijëve pa strehë. Ju blente i poshtri dhe dhurata, ua fshinte lotët e nonat i puthte në ballë. I thau i poshtri lotët dhe i bëri të buzëqeshen, fëmijët i bëri shumë shpejtë të harojnë frikën e ulej bashkë me ta këndonte e lozte si fëmijë. Sa i poshtër, sa egoist. Tragjedinë e shndërroi në shpresë, dhumbjen në forcë, lotët në energji dhe ata që kishin edhe një pikë dyshimi i bëri miq të ngushtë. Në fubd opozitës ia la vetëm një shpresë. Mos ju kujtoftë të thëret zgjedhje se fiton i poshtri më shumë se kurdoherë!

Next Post
Rama zbulon emrat, ja familjet që përfitojnë pension të posaçëm pas tërmetit tragjik

Rama zbulon emrat, ja familjet që përfitojnë pension të posaçëm pas tërmetit tragjik

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk