• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home POLLOG Gostivar

Flasin aktorët dhe drejtori pas incidentin në Teatrin e Gostivarit

November 13, 2019
in Gostivar, POLLOG
Flasin aktorët dhe drejtori pas incidentin në Teatrin e Gostivarit
Share on FacebookShare on Twitter

Dy aktorë dje pasdite ishin dërguar në stacionin policor në Gostivar pas denoncimit se i kishin penguar aktivitetet në Teatrin e Gostivarit. Aktorët vlerësojnë se janë larguar padrejtësisht nga shfaqja dhe për këtë nuk kanë marrë shpjegim.

Aktorët Berat Saliji dhe Argjent Hasani sot dhanë sqarim për ngjarjen e mbrëmshme dhe kërkojnë përgjigje dhe reagime të institucioneve kompetente.

“Ne kishim ardhur në prova me aktorët tjerë, por ishim larguar me pranga në duar nga teatri. Kinse e kemi penguar punën. Është i paqartë reagimi i drejtorit Visar Vishka, sepse ne kërkuam dhe ende kërkojmë shpjegim se pse jemi larguar nga shfaqja e cila filloi të përgatite në prill të këtij viti. Ne i kërkojmë të drejtat dhe kërkojmë që të kthehemi në ekipin e aktorëve”, thotë Argjent Hasani.

Kolegu i tij Berat Saliji, i cili paraprakisht ishte emëruar si drejtor i Teatrit të Gostivarit, vlerëson se veprimet e tilla kanë prapavijë politike dhe motive të cilat nuk kanë lidhje me kulturën dhe teatrin.

“Isha i angazhuar që nga fillimi i përgatitjeve të shfaqjes ‘Nathani i urtë’, ndërsa pas ndërrimit tim si drejtor, isha larguar dhe nga shfaqja në mënyrë të paqartë. Kinse nuk i kemi respektuar disiplinën dhe urdhrat e regjisorëve. Por, më se e qartë është se motivet për këtë ‘lojë’ janë të motivuara politikisht”, thotë Saliji.

Ushtruesi i detyrës drejtor i Teatrit të Gostivarit, Visar Vishka për MEDIAL-n konfirmoi se ai e kishte thirr policinë, sepse ishte penguar procesi i punës.

“Isha i detyruar për një hap të tillë dhe si përgjegjës për rendin, u desh që të kërkoj ndihmë nga policia. Ata edhe paraprakisht kishin penguar provat, por arritëm që të merremi vesh disi. Thelbi i gjithë punës është që ata dy aktorë edhe paraprakisht kishin kërkuan që të ndërrohet regjisori Sulejman Rushiti. Kjo nuk është logjike. Ndërsa, që të vazhdojmë me punën dhe obligimet, vendosëm që të gjejmë zëvendësim për ta. Ata janë larguar sepse nuk e respektonin disiplinën dhe nuk vinin në prova”, deklaroi Visar Vishka.

Aktorët të cilët ishin larguar nga shfaqja paralajmërojnë ende reagime dhe siç thanë drejtësi do të kërkojnë në rrugë institucionale.

Nga SPB Tetovë e konfirmuan ngjarjen dhe se kishin intervenuar për ankesën në Teatrin e Gostivarit. Rasti plotësisht është zbardhur dhe kundër A.H. është përgatitur kërkesë adekuate për shkelje të rendit dhe qetësisë publike.

Teatri i Gostivarit ishte formuar në fillim të vitit me vendim qeveritar. Në të duhet të punojnë 30 aktorë profesionistë dhe personel teknik. Në fillim të shtatorit, u ndryshua vendi udhëheqës. Sipas programit, këtë vit duhej të shfaqeshin tri shfaqje, por deri më tani nuk është shfaqur asnjë. Pjesa më e madhe e punësimeve tashmë janë realizuar dhe po punohet në sigurimin e kushteve hapësinore në Qendrën për Kulturë KAÇKM Gostivar. /MEDIAL.mk/

Next Post
Mickoski: Zaev nuk i mbajti premtimet për arsimin

Mickoski: Zaev nuk i mbajti premtimet për arsimin

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk