• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home REPUBLIKË

Vidhen fidanët e porsambjellë në poliklinikën “Çair”

November 11, 2019
in REPUBLIKË
Vidhen fidanët e porsambjellë në poliklinikën “Çair”
Share on FacebookShare on Twitter

Autorë të panjohur mbrëmë i vodhën nëntë fidanët zbukurues nga gjelbërimi publik para Poliklinikës “Çair” në Shkup të cilat gjatë ditës së djeshme i mbollën ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërime”.

Qyteti i Shkupit kumtoi se me vjedhjen janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa paraprakisht gjelbërimi i rregulluar në atë lokacion ka qenë i shkelur dhe i shkatërruar. Incidenti është raportuar në polici.

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP “Parqe dhe gjelbërime” këtyre ditëve janë në terren në të gjitha komunat e Shkupit dhe po mbjellin drunj të rinj gjetherënëse dhe gjethembajtëse për të rinovuar vargun e shkatërruar të pemëve përgjatë rrugëve dhe bulevardeve të qytetit dhe për të vendosur të reja. Në këtë aksion vjeshtor për mbjelljen e drunjve, në vendin e fidanëve të vjedhur para Poliklinikës “Çair” do të mbillen fidanë të rinj.

“Mbjellja e drunjve është prioritet i Qytetit të Shkupit si një investim për mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Shkupi dhe shkupjanët meritojnë të kenë zona të gjelbra dhe të mirërregulluara. Prandaj, Qyteti i Shkupit u bën apel të gjithë qytetarëve t’i ruajnë drunjtë dhe gjelbërimet e tjera në zonat publike të gjelbra dhe të kontribuojnë për mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Next Post
Shtetasi shqiptar i kërkuar nga Interpol, arrestohet në Bllacë

Shtetasi shqiptar i kërkuar nga Interpol, arrestohet në Bllacë

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk