• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Në UT u mbajt ligjëratë profesionale kushtuar sëmundjes së kancerit të gjirit

October 29, 2019
in INFO, Tetovë
Në UT u mbajt ligjëratë profesionale kushtuar sëmundjes së kancerit të gjirit
Share on FacebookShare on Twitter

Në Universitetin e Tetovës, Grupi shkencor i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë organizoi një ligjëratë të hapur me temë: “Zbulimi i hershëm shpëton jetë”. Sipas koordinatores së Grupit shkencor, Doc. Dr. Arbëresha Bexheti – Ferati, ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës lidhur me zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Ajo, gjithashtu u shpreh se, meqë muaji tetor botërisht konsiderohet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ne për çdo vit mundohemi që me aktivitete të ndryshme të ndihmojmë në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Sahmedin Sali, duke iu referuar sëmundjes së kancerit të gjirit u shpreh se kohëve të fundit, për nga përhapja kjo sëmundje ka marrë një hov të madh. “Institucionet e mirëfillta shtetërore, politikat e ndryshme shëndetësore etj., kanë për qëllim që të marrin masat paraprake me të cilat do të bëjnë zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ne e dimë se njëra nga metodat kryesore për të parandaluar mosparaqitjen e kësaj sëmundje është kontributi që duhet dhënë mbi vetëdijesimin e popullatës dhe e gjithë kjo realizohet përmes një serë aktivitetesh, dhe unë për këtë dua ta përgëzoj Grupin shkencor për punën e tyre që bëjnë dhe njëkohësishtë dua të falënderoj edhe panelin e profesorëve të cilët janë përgjigjur pozitivisht ftesës së studentëve për të diskutuar mbi këtë sëmundje”, tha Prof. Dr. Sahmedin Sali.

Kryetari i Klubit Rotarian, z. Mevaip Abdiu, në cilësinë e mbështetësit të këtij aktiviteti, u shpreh se është nder dhe kënaqësi të bëhesh bashkë me studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të UT-së për të realizuar një aktivitet kushtuar sëmundjeve të kancerit të gjirit. “Vetë organizimi i kësaj ligjërate le të shërbejë si shtytje e të gjitha grave për një kontroll dhe diagonostifikim sa më të hershëm, në mënyrë që të kemi efektin pozitiv për shërimin e kësaj sëmundje. Përmes kësaj ligjërate do të arrijmë që të përcjellim mesazhin deri tek opinioni për rrezikun e kësaj sëmundje dhe zbulimin sa më të hershëm”, theksoi z. Mevaip Abdiu.

Lidhur me paraqitjen e shpeshtë të kësaj sëmundjeje, çka është kanceri i gjirit, cilët janë llojet dhe çka e shkakton atë, cilët janë faktorët e rrezikut, si të diagnostifikohet me kohë kanceri i gjirit e të tjera,  ligjëruan radiologët, Mr. Sc. Argjend Imeri, Doc. Dr. Maja Jakimovska, specialistja e onkologjisë Dr. Spec. Vjollca Skenderi dhe kirurgu Fatmir Saliu.

Pas prezantimeve të panelistëve nga ana e të pranishmëve u parashtruan një sërë pyetjesh në lidhje me kancerin e gjirit, ndërsa aktiviteti u përmbyll me një fjalim motivues për të gjitha gratë e prekura nga kjo sëmundje, nga Kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, si një e prekur nga kjo sëmundje, e cila foli për përvojën e saj personale, vite më parë, në luftimin dhe përballimin e kësaj sëmundje.

Next Post
Kryetari i parlamentit evropian për vizitë zyrtare në Shkup

Kryetari i parlamentit evropian për vizitë zyrtare në Shkup

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk