Toka shqiptare nuk ndalon dridhjet, pasi rreth orës 12.04 minuta, një tjetër lëkundje e fuqishme është shënuar.
Paraprakisht thuhet se lëkundja ka qenë 3.9 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e tij ka qenë 8 kilometër në perëndim të Mamurrasit, me një thellësi prej 29 kilometrash.
Deri më tani nga lëkundjet e fuqishme që goditën vendin, janë konfirmuar 31 viktima dhe 658 të plagosur.
Në total janë shënuar mbi 500 lëkundje me fortësi të konsiderueshme, ku më i fuqishmi prej tyre u shënua në orën 03.54 të mëngjesit të së enjtes, me magnitudë 6.3 ballë. /a.y/noa.al