Pika grumbulluese për ndihma do jetë në hapësirat e Njësisë Teritoriale Kundër Zjarrit në Tetovë (Rruga Industriale), të nevojshme për viktimat dhe të prekurit nga tërmeti.
Të prekurit nga kjo katastrofë natyrore kanë nevojë për produktet si vijon:
– Tenda për akomodim të përkohshëm me kapacitet 5-10 persona
– Pako të ndihmës së parë – Batanije
– Thasë/Dyshekë për fjetje
– Çarçafë dhe jastëkë
– Produkte ushqimore (miell, vaj, oriz, pasta, kripë, sheqer, ushqim i konzervuar, detergjent, dhe preparate higjienike)
Për shkak të emeregjencës, grumbullimi i turnit të parë të ndihmave do të bëhet deri më datën 27.11.2019 (e mërkurë) ora 12:00 ku më pas të njëjtat do të transportohen për në Shqipëri.
Gjithashtu do të vazhdohet edhe me grumbullimin e turnit të dytë të ndihmave i cili do të zgjasë deri në ora 18:00!