Ndërron jetë 30 vjeçarja që u nxor e gjallë nga pallati 6-katësh, shkon në 22 numri i viktimave
Ka ndërruar jetë 30 vjecarja, Diana Meçe që u nxor e gjallë tek pallati gjashtëkatësh në Durrës.
30 vjeçarja bëhet viktima e katërt në Durrës që ndërron jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm më magnitudë 6.4 në pallatin 6 katësh, shkruan Top Channel.
Gruaja humbi më herët edhe vajzën e saj 8 vjeçare. Kjo e çon në 22 bilancin tragjik të tërmetit që goditi Durrësin mëngjesin e sotëm.