Ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov ka shprehur keqardhje për viktimat nga tërmeti në Shqipëri por dhe gatishmëri për të ndihmuar.
“Shprehim keqardhje të thellë për humbjen e jetëve nga tërmeti në Shqipëri. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar. Ne në këto momente jemi me popullin shqiptarë”, ka shkruar Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm.
Nga tërmeti i fuqishëm që në orët e hershme të mëngjesit ka goditur Shqipërinë sipas mediave jetën e kanë humbur 7 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar. Është shkaktuar edhe dëm i madh material.