MPB-ja ka shpallur fletë-arrest ndërkombëtarë ndaj Igor Spasovit pasi që ai që prej 10 ditësh nuk është kthyer në burgun e Idrizovës.
Nga MPB-ja njoftojnë se kërkimi ndaj Igor Spasovit ka filluar pasi policia është njoftuar se ai nuk është kthyer në burg. Spasov që 14 muaj ka qenë në liri, pasi gjykata e Shtipit i ka ndërprerë dënimin për shkaqe shëndetësore.
Spasov është i dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit. Ngjarja ndodhi në qershor të viti 2011, në ditën kur VMRO-DPMNE-ja festonte fitoren në zgjedhjet parlamentare.