• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Sela: AB-ja që i bashkoi të gjithë shqiptarët, lindi në Manastirin historik

November 22, 2019
in INFO
Sela: AB-ja që i bashkoi të gjithë shqiptarët, lindi në Manastirin historik
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe i uroi të gjithë shqiptarët për këtë, siç thotë, datë të ndritur të historisë së gjuhës sonë.

“22 Nëntori, dita kur Kongresi i Manastirit i mbaroi punimet me sukses, do mbetet e shënuar me shkronjat e arta të kësaj gjuhe, që aq shumë u sakrifikua gjatë historisë. Kjo gjuhë perëndie, siç do shprehej Naimi ynë i madh, në mungesë të një alfabeti të njësuar origjinal që do i përshtatej gjuhës shqipe në të gjitha aspektet, me shekuj u shërbye me alfabete të huaja. Me gjithë mungesën e një alfabeti, gjuha shqipe, përmes rilindësve tanë, i artikuloi kërkesat e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Edhe pse me alfabete të huaja, shpeshherë edhe të kombinuar me qëllim përshtatjeje, atdhetarët dhe shkrimtarët e periudhës së lavdishme të Rilindjes sonë, arritën t’i krijojnë veprat madhështore, përmes të cilave i kënduan kombit e Atdheut pa liri, ashtu siç i kënduan edhe gjuhës pa alfabetin e vet. Rilindësit tanë, krahas angazhimit të tyre politik në frymën e një kombi të pandarë në baza dialektore e krahinore e fetare, në vazhdimësi bënë përpjekje edhe për krijimin e një alfabeti të veçantë të gjuhës shqipe, me bazë latine. Pas shumë sakrificash e përpjekjeve për gjetjen e një ABE-je, që do i bashkonte të gjithë shqiptarët, krerët intelektualë e atdhetarë të kombit, arritën ta mbajnë Kongresin historik në Manastirin e veprimtarëve të shumtë për kauzën kombëtare. Vendimi për caktimin e një alfabeti të vetëm , nuk ishte i lehtë, por dëshira e delegatëve të ardhur nga katër anët e trevave shqiptare i bashkoi mendjet, dëshirat dhe motivet, për një alfabet të vetëm, këtë që e gëzojmë edhe sot”, thuhet në urimin e Selës.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, i miratuar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, shton më tej, është sfidë për të gjithë ne.

“Është koha që edhe në këtë shtet kjo gjuhë që i kaloi kalvaret e historisë, të përdoret plotësisht e barabartë dhe zyrtare në të gjitha institucionet e pushtetit qendror e lokal. Me jetësimin e plotë të këtij ligji, edhe ne shqiptarët, do i respektojmë krerët intelektualë e atdhetarët, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit historik. Gëzuar Festën e Alfabetit, qoftë e bekuar gjuha jonë, qoftë i përjetshëm kujtimi për këtë datë historike!”, qëndron në urimin e Selës.

Next Post
Ahmeti: Ngjarjet si Kongresi i Manastirit të shërbejnë si ura lidhëse dhe komunikimi mes komuniteteve

Ahmeti: Ngjarjet si Kongresi i Manastirit të shërbejnë si ura lidhëse dhe komunikimi mes komuniteteve

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk